Prishtina në finale, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Trepçës

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.
Të dielën mbrëma në “Minatori”, Prishtina fitoi me rezultatin 38:32. Vetëm fillimi i ndeshjes u ka takuar vendasve. Më pas Prishtina nisi shkëputjen graduale dhe në pushim shkoi me avantazh prej pesë golave, 17:12. Në pjesën e dytë mysafirët kanë kontrolluar ndeshjen dhe fitorja e tyre nuk është rrezikuar asnjëherë.
Oltion Beshiri me 11 gola ishte më efikasi te Prishtina. 7 i realizoi Agon Bajqinovci, ndërsa 5 i kishte Lulzim Shabani. Te Trepça u dallua Sali Maxhera me 9 gola. 6 i kishte Shpëtim Mehmeti, ndërsa 5 gola i realizoi Muhamet Dubovci.
Në finale të plejofit takohen Besa Famgas e Prishtina.

Lajme tjera