Rahoveci debuton me ndeshje ndaj skuadrës çeke

Rahoveci është duke u përgatitur për debutim në garat evropiane. Dhe vreshtarët të martën e kanë mësuar kundërshtarin e parë evropian. Përballë Rahovecit në raundin e dytë të Kupës Evropiane do të jetë skuadra çeke, Karvina. Ndeshja e parë do të luhet në Rahovec, ndërsa e dyta në Çeki. Ndeshja në Rahovec është më 29 […]

Besa Famgas luan me skuadrën finlandeze

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka mësuar të martën kundërshtarin e parë evropian për edicionin e ri. Besa do të fillojë garimin prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë do të luhet në Helsinki, ndërsa e dyta në […]

Kastrioti luan në Azerbajxhan nëse e kalon Graçanicën e Bosnjës

Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Kastrioti në fakt e fillon garimin në raundin e parë dhe në fundjavë luan me Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës. Është vendosur që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë. Nëse Kastrioti e kalon Graçanicën, atëherë në raundin e dytë të Kupës Evropiane […]