Besa Famgas luan me skuadrën finlandeze

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka mësuar të martën kundërshtarin e parë evropian për edicionin e ri. Besa do të fillojë garimin prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë do të luhet në Helsinki, ndërsa e dyta në Pejë.

Besa, që tashmë e ka përvojën evropiane, synon ta kaloi ekipin finlandez.
Ndeshja e parë është më 29 apo 30 tetor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor.

Lajme tjera