Deçani fiton në Podujevë

Deçani e ka mposhtur Llapin në Podujevë, të dielën. Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) përfundoi me rezultat 42:31 në të mirë të skuadrës deçanase.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa shkëputja e Deçanit nisi në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 21:13 për mysafirët. […]

Besa Famgas kalon Helsinkin, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki, me rezultat 35:32. Dhe kjo fitore i ka mundësuar që të avancoi në raundin e tretë.Në Helsinki para një […]

Sukses historik i Kombëtares së Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë arritur sukses historik. Ato për herë të parë janë kualifikuar në fazën e dytë të eliminatoreve për Kampionat Botëror. Në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe. Vendimtare ishte fitorja 27:24, të enjten në Istog.Të shtunën në ndeshjen e dytë, fitore shënoi […]

Rahoveci eliminohet por luan tjetër ndeshje të dinjitetshme

Rahoveci mund të jetë i kënaqur me debutimin evropian, marrë për bazë kundërshtarin që kishte përballë. Në dy ndeshjet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina, “vreshtarët” janë mbajtur në lojë deri në fund. Para një jave në shtëpi kanë pësuar me rezultat 33:29, ndërsa të shtunën mbrëma në Çeki pësuan me rezultat 32:29.Ndeshjen më mirë […]

Prishtina fiton derbin me Kastriotin

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën pasdite në kryeqytet, skuadra e Prishtinës e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:24. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Prishtina u shkëput deri në tri gola […]