Prishtina fiton derbin

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në Bardhosh, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:28. Pas pjesës së parë skuadra prishtinase kishte pesë gola epërsi, 16:11. Albi Gjuka ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola. Shtatë i shënoi Vladislav Napadatilo. […]

Sukses i madh për Istogun

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Te ky sukses i madh skuadra istogase arriti me fitoren 29:27 ndaj skuadrës portugeze, 1Maio/Ada. Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me kthesën e madhe të bërë në pjesën e dytë.Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13. […]

Ferizaj nuk ia del ndaj Maccabit

Ndonëse janë angazhuar maksimalisht, hendbollistet e Ferizajt janë ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Të dielën Ferizaj e luajti ndeshjen e dytë me skuadrën izraelit Maccabi Arazim Ramat gan. Skuadra izraelite fitoi në “Bill Clinton” me rezultat 33:24. Dallimi i madh në rezultat u bë në minutat e fundit. Pjesa e parë përfundoi […]

Sahiti publikon listën për IHF Trophy

Gara IHF Trophy mbahet edhe për hendbollistet e grupmoshës U19 (junioret). IHF Trophy për zonën evropiane do të zhvillohet në Prishtinë prej 11 deri më 15 tetor.Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori”, ndërsa Kombëtarja jonë U19, ashtu si ajo U17, do ta kërkojë suksesin. Përmes IHF Trophy mund të sigurohet kualifikimi në Botërorin […]

Ferati shpall listën e Kombëtares U17

Trajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën me emrat e lojtareve në të cilat llogarit për IHF Trophy për zonën evropiane që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja U17 në verë është paraqitur në Kampionatin Evropian dhe tashmë ka përvojë nga aktivitetet ndërkombëtare. Para evropianit kishte disa grumbullime e aktivitete. Lojtaret […]