Sukses i madh për Istogun

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Te ky sukses i madh skuadra istogase arriti me fitoren 29:27 ndaj skuadrës portugeze, 1Maio/Ada. Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me kthesën e madhe të bërë në pjesën e dytë.
Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13. Por në pjesën e dytë skuadra e Faruk Shalës shfaqi shumë më tepër. Krijoi epërsi prej disa golash, ndërsa në fund fitoi me dy gola dallim, që ishte mjaftueshëm për kualifikim.
Të shtunën, Istogu kishte pësuar 31:30.
Albina Rugova udhëhoqi Istogun drejt suksesit të madh duke i realizuar nëntë gola.
Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shënuan Arlinda Dinarica e Fatiha Haimer. Kontributi nuk ka munguar edhe nga lojtaret e tjera.

Lajme tjera