Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferati shpall listën e Kombëtares U17

Trajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën me emrat e lojtareve në të cilat llogarit për IHF Trophy për zonën evropiane që mbahet në Prishtinë.
Kombëtarja U17 në verë është paraqitur në Kampionatin Evropian dhe tashmë ka përvojë nga aktivitetet ndërkombëtare. Para evropianit kishte disa grumbullime e aktivitete. Lojtaret që bartën barrën në Evropian pritet të jenë bartëse të lojës edhe në IHF Trophy për zonën evropiane.
IHF Trophy për zonën evropiane mbahet prej 11 deri më 15 tetor në Prishtinë. Ndeshjet do të luhen në palestrën “1 Tetori”.
Në grupmoshën U17 (youth) do të garojnë Kosova, Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.
Kombëtarja jonë është në grupin A së bashku me Azerbajxhanin e Bullgarinë. Në grupin B janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.
Më 11 tetor, Kosova U17 e luan ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit.

Lista e lojtareve:

Martina BIBAJTV Zofingen Handball Frauen (SUI)
Jonesa BAJRAMIKHF Shqiponja (KOS)
Diona DRESHOppegård IL (NOR)
Sara GJERGJAJHSG NTW (GER)
Orgesa GOLAKHF Shqiponja (KOS)
Sirena HAXHAJTSV Allach 1909 e.V. (GER)
Lejla HYSENIHK Malmö (SWE)
Arjeta IMERAJKHF Jusuf Gërvalla (KOS)
Sara KAMERAJBacka HK (SWE)
Zoja KAMERAJBacka HK (SWE)
Arona KRASNIQIKHF Prishtina (KOS)
Laura MAQEDONCIHK Ankaret (SWE)
Alina SHABANIHSG Freiburg (GER)
Andra UGLANIÅssiden idrettsforening (NOR)
Klaudia UKAJTV Zofingen (SUI)
Albina PLLANAKHF Prishtina (KOS)
Eliona HALIMIFjellhammer (NOR)
Rita ESREFIOppsal IF Handball (NOR)

Stafi i trajnerëve:

Mitat FERATIHead Coach
Albulena BASHAAssistant Coach
Diellza TAHIRAJPhysiotherapist

Lajme tjera