Vëllaznimi fiton ndeshjen e mbetur, largohet nga pozita e fundit
Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Deçan u takuan Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës.Fitore me rezultat bindës, 42:28, shënoi skuadra gjakovare. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 për Vëllaznimin.Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin, ndërsa nëntë i kishte Arbër […]
Kombëtarja U16 vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar
Hendbollistet e Kombëtares U16 po i vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 26 shkurtit deri më 3 mars në Podgoricë të Malit të Zi. Stërvitjet e Kombëtares sonë po mbahen në Obiliq, ndërsa lojtaret e reja po punojnë nën urdhrat e kryetrajneres Valbona Hasani dhe trajnereve Fatmire Basholli e Mimoza Sefedini. Me çdo […]
Kosova më 21 mars mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026
Pasi e mposhti Britaninë e Madhe në dy ndeshje gjatë janarit, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të vazhdojë garimin aty ku e ka vendin, në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Shorti tërhiqet më 21 mars në Kopenhagë të Danimarkës.Ndeshjet me Britaninë e Madhe i takuan raundit promovues të kualifikimeve […]
FHK-ja me marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Arba Mirena dhe udhëheqësin për sport dhe rini në këtë komunë, Faton Grajçevcin.Në takimin shumë konstruktiv, Gjinovci e Mirena janë pajtuar për forcim të bashkëpunimit. Në shërbim të këtij qëllimi është firmosur edhe […]