25 hendbollistë në grumbullimin e radhës të Kombëtares U18

Ditëve të ardhshme në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i radhës i hendbollistëve të Kombëtares U18 të Kosovës.

Selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi dhe ndihmësit e tij për grumbullimin e dytë kanë ftuar 25 lojtarë me potencial, që janë pjesë e klubeve të vendit. Përzgjedhja është bërë në bazë të performancës së hendbollistëve të rinj në grumbullimin e parë të mbajtur në fund të tetorit në Istog.

Grumbullimi bëhet të dielën, më 26 nëntor, në mesditë. Kombëtarja U18 do të ketë pesë stërvitje gjatë grumbullimit treditor, që përfundon më 28 nëntor. Programi është i ngjeshur, ndërsa ky grumbullim do të shërbejë edhe për selektimin e mëtejmë të ekipit kombëtar.

Kombëtarja U18 prej 20 deri më 23 dhjetor do të paraqitet në një turne përgatitur në Belgjikë, ku marrin pjesë edhe Belgjika U18, Polonia U18 dhe Luksemburgu U18.

Ndërkohë në janar, Kombëtarja e 18-vjeçarëve paraqitet në kualifikimet e Kampionatit Evropian, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lista preliminare e Kombëtares U18

 NrEmriMbiemriKlubi
1AmarMuqolliKH Besa Famgas
2EdonisHajraKH Besa Famgas
3GranitKadiriKH Rahoveci
4OlsiMulajKH Besa Famgas
5OltKabashiKH Besa Famgas
6BilallMazrekajKH Deçani
7DrenGashiKH Dukagjini
8EltonHysenajKH Deçani
9EminentDobrajKH Deçani
10ErisBeqiriKH Trepça
11IlirIstrefajKH Besa Famgas
12IsufKadrijajKH Deçani
13OltBajramiKH Deçani
14PerparimKuçiKH Deçani
15RronHaxhismajliKH Vëllaznimi
16XhaferAlimusajKH Deçani
17EtnikBajokuKH Llapi
18DurimTallaKH Llapi
19AlbiosBeqirajKH Istogu
20DiolenAjvaziKH Kastrioti
21ErollSelmaniKH Kastrioti
22BlendRexhaKH Vëllaznimi
23ErionBajramajKH Prishtina
24LumXhemajliKH Prishtina
25OltiHotiKH Prizreni
26Joel EliosCubiGER
27BleronImerajCRO

Stafi teknik

Bujar Qerimi
Fatmir Muhaxhiri
Egzon Gjuka
Enver Tahiraj

Lajme tjera