Besa Famgas e Prishtina do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kështu është vendosur në shortin e tërhequr të shtunën në lokalet e FHK-së.
Bëhet fjalë për dy skuadrat kryesore aktualisht në Superligë dhe që synojnë Kupën e Kosovës.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Deçani e Kastrioti i Ferizajt. Deçani ka befasuar Trepçën në çerekfinale dhe synon ta kaloi edhe Kastriotin. Por synime për të prekur finalen ka edhe skuadra ferizajase.
Fituese në fuqi e Kupës është skuadra pejane, Besa Famgas.