Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental.
Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale.
Kombëtarja U21 pret të bëjë hapin e rradhës drejt kualifikimit në botëror, ndërsa kombëtarja U19 të përmirësojë përshtypjet pas paraqitjes së zbehtë të premten ndaj Kanadës. Ndeshjet gjysmëfinale luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshjet e ditës së katërt të IHF Trophy Intercontinental (e shtunë)
U19
Ndeshja për vend të pestë
Paraguaji – Zelanda e Re (13:00) Palestra 1 Tetori
Gjysmëfinalet (Pallati i Rinisë)
Kanada – Nigeria (13:00)
Taipei Kinez – Kosova (17:00)
U21
Ndeshja për vend të pestë
Nigeria – Australia (16:00) Palestra 1 Tetori
Gjysmëfinalet (Pallati i Rinisë)
SHBA – Tapei Kinez (15:00)
Kosova – Paraguaji (19:00)