Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu bënë edhe një hap

Skuadra e Istogut e ka bërë edhe një hap drejt sigurimit të vendit të parë në pjesë e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Gjakovë e ka mposhtur kampionin aktual, Shqiponjën, me rezultat 41:29.

Ishte kjo kryendeshja e javës së 14-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12 për istogaset. S. Ujkiq ishte më efikasja te Istogu me 9 gola. Nga 8 i shënuan A. Rugova, E. Kameri e E. Muratoviq. Te Shqiponja më efikasja ishte Sh. Mehmeti poashtu me 9 gola.

Istogu është në vend të parë me 26 pikë nga 14 ndeshje. Shqiponja e Gjakovës mbetet e treta me 21 pikë. Katër ndeshjet tjera të javës së 14-të luhen të dielen.

Shqiponja – Istogu 29:41 (12:23)

Shqiponja: Ferizaj, Nivokazi 7, Juniku 4, Mehmeti 9, Berisha 3, Goqi 6, Rexhepi, Makuwe.

Istogu: Muratoviq 8, Shehdadi, Ferataj 4, Rugova 8, V. Rexhaj, F. Rexhaj 3, Halitaj 1, Ujkiq 9, Kameri 8.