Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Danimarka kampion i botës për herë të parë

Danimarka e ka fituar titullin e kampionit të botës në hendboll. Në finalen e zhvilluar të dielen në Herning të Danimarkës, danezët fituan ndaj Norvegjisë me rezultat 31:22. Ndeshjen finale e përcjellën 15,003 shikues.

Për Danimarkën ky është titulli i parë i botës. Në të kaluarën i kishte humbur tri finale, por të dielen Danimarka ishte bindëse. Danimarka është kampion aktual olimpik e poashtu ka dy tituj të Evropës.

Kampionatin botëror të mbajtur në Danimarkë e Gjermani, danezët e kanë përfunduar me të gjitha fitore. Në fazën e parë grupore i shënuan pesë fitore e tri tjera në fazën e dytë. Në gjysmëfinale danezët fituan bindshëm ndaj Francës, që kishte fituar dy botërorët e kaluar, dhe të dielen ishin bindës edhe ndaj fqinjëve skandinav.

Mikkel Hansen me shtatë gola udhëhoqi Danimarkën në finale. Magnus Jondal shënoi 9 gola për Norvegjinë. Hannsen ka shënuar më së shumti gola e poashtu u shpall lojtari më i mirë i botërorit.
Në ndeshjen për vend të tretë Franca e mposhti Gjermaninë me rezultat 26:25 me gol të shënuar në sekondën e fundit.

Përbërja më e mirë e botërorit:
Portier: Niklas Landin Jacobsen (Danimarkë)
Alo e djathtë: Ferran Sole (Spanjë)
Bek i djathtë: Fabian Wiede (Gjermani)
Qendër: Rasmus Lauge Schmidt (Danimarkë)
Bek i majtë: Sander Sagosen (Norvegji)
Alo e majtë: Magnus Jondal (Norvegji)
Pivot: Bjarte Myrhol (Norvegji)

MVP: Mikkel Hansen (Danimarkë)

Renditja përfundimtare:
1. Danimarka
2. Norvegjia
3. Franca
4. Gjermania
5. Suedia
6. Kroacia
7. Spanja
8. Egjipti
9. Brazili
10. Hungaria
11. Islanda
12. Tunizia
13. Katari
14. Rusia
15. Maqedonia
16. Kili
17. Argjentina
18. Serbia
19. Austria
20. Bahrejni
21. Arabia Saudite
22. Korea
23. Angola
24. Japonia