Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjermania siguron gjysmëfinalen

Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen e kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Gjermania të hënën mbrëma para 19,250 shikuesve në Koln fitoi ndaj Kroacisë me 22:21 dhe kështu siguroi paraqitjen në gjysmëfinale të botërorit të 26-të.

Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe dramatike që u vendos vetëm në sekondat e fundit. Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:11, ndërsa loja ishte e hapur deri në fund. Në fund gjermanët ia dolën të fitojnë me vetëm një gol dallim, 22:21. Fabian Wiede me gjashtë gola ishte më efikasi te Gjermani. Igor Karaçiq e Manuel Shtrlek shënuan nga katër gola për Kroacinë.

Në ndeshjen e parë të grupit I të ditës së hënë, Spanja fitoi ndaj Brazilit me 36:24. Por fitorja nuk u mjafton spanjollëve për të kaluar në gjysëmfinale. Prej grupit I në gjysmëfinale do të luajnë Gjermania e Franca. Gjermania e Franca i kanë nga 7 pikë kurse Spanja e Kroacia nga 4.
Të mërkurën janë ndeshjet e fundit: Brazili – Islanda (15:30), Franca – Kroacia (18:00), Gjermania – Spanja (20:30).

Në grupin II më pranë gjysmëfinales është Danimarka që udhëheq me 8 pikë. Nga 6 pikë i kanë Suedia e Norvegjia. Të hënën Norvegjia fitoi ndaj Suedisë me 30:27, kurse Danimarka e mposhti Egjiptin me 26:20. Të mërkurën janë ndeshjet: Tunizia – Egjipti (15:30), Norvegjia – Hungaria (18:00), Danimarka – Suedia (20:30).

Grupi I

1. Gjermania 4 7
2. Franca 4 7
3. Spanja 4 4
4. Kroacia 4 4
5. Brazili 4 2
6. Islanda 4 0

Grupi II

1. Danimarka 4 8
2. Suedia 4 6
3. Norvegjia 4 6
4. Hungaria 4 3
5. Egjipti 4 1
6. Tunizia 4 0