Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit 2018 në hendbollin kosovar do të mbahet të hënën (nesër). Federata e Hendbollit të Kosovës këtë ceremoni festive dhe me peshë për sportin tonë e organizon në lokalet e Sheshit 21 në Prishtinë, prej orës 17:00.
Kështu do të nderohen dhe respektohen ata që sportin tonë e bëjnë më madhështor. Do të nderohen ata që shënuan sportin e hendbollit në një vit të suksesshëm për ne. Do të shpallen lojtari dhe lojtarja më e mirë e vitit, klubet më të mira, shtatëshet më të mira. Do të nderohen edhe më të mirët në kategori të reja, zyrtarët e shumë të tjerë.