Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rusia – Franca, finalja e Evropianit

Të premten janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit evropian për hendbolliste. Në Paris, në gjysmëfinalen e parë u takuan Rusia e Rumania, ndërsa fitore shënoi Rusia me rezultat 28:22. Anna Vyakhireva me 13 gola udhëhoqi Rusinë drejt fitores. Për Rumaninë nga katër gola i shënuan Ana Maria Dragut e Crina Elena Pintea.

Me gjashtë gola dallim përfundoi edhe gjysmëfinalja e dytë e luajtur para afro 13 mijë shikuesve. Franca nikoqire e mposhti Holandën me rezultat 27:21 dhe për here të pare do të paraqitet në finale të Evropianit. Francën drejt fitores e udhëhoqi Estelle Nze Minko me gjashtë gola nga po aq tentime. Shtatë herë për Holandën shënoi Lois Abbingh. Kështu të dielen fillimisht prej orës 14:00 takohen Rumania e Holanda në ndeshjen për vend të tretë, ndërsa finalja Rusia – Franca luhet nga ora 17:30. Franca është kampion në fuqi i botës, ndërsa Rusia kampion olimpik në fuqi.

Të premten është luajtur edhe takimi për vend të pestë. Norvegjia fitoi ndaj Suedisë me rezultat 38:29.