Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çdo gjë e gatshme për fillimin e shkollimit sipas RINK Conventa

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e shkollimit të trajnerëve kosovarë të hendbollit sipas RINK Conventa. Muaj më parë Federata e Hendbollit të Kosovës dhe EHF-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për RINK Conventa dhe tashmë shkollimi i trajnerëve do të bëhet sipas kësaj platforme.

Kështu në fundjavën që vjen në Gjakovë mbahet pjesa e parë e Modulit III të shkollimit të trajnerëve. Organizator është Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën Evropiane të Hendbollit. Pra kjo është pjesa e parë sipas programit të EHF-së, RINK Conventa.

Të shtunën e të dielen për trajnerët kosovarë do të ligjërojnë ekspertët nga Sllovenia: Prof. Dr. Pori Primozh, Prof. Dr. Marta Bon dhe Prof Dr. Kajtna Tania.

Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve, Leonard Cula ka njoftuar se të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë ata që kanë përfunduar Fakultetin e Kulturës Fizike, drejtimi i hendbollit e poashtu trajnerët që kanë përfunduar shkollimin për trajner në Akademinë Olimpike të Kroacisë.

“Obligohen të gjithë trajnerët për përfundim të këtij shkollimi, sepse pa të nga shtatori i vitit të ardhshëm nuk do të kenë drejtë të udhëheqin ekipet në kampionatin tonë dhe në garat ndërkombëtare. Moduli i tretë ka gjithsej tri pjesë dhe të diplomuarit e parë priten në maj të vitit të ardhshëm”, ka njoftuar Cula.Orari i seminarit te trajnerëve  

 /uploads/ORARI-Trenerat.pdf