Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja humb edhe ndeshjen e dytë dhe eliminohet

Shqiponja e Gjakovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të dielen pasdite në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja pësoi nga skuadra zvicerane SPONO Eagles me rezultat 36:14. Numër të njëjtë golash vajzat e skuadrës gjakovare shënuan edhe në ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në “Shani Nushi”. Por kishin pranuar një gol më pak, 35.

Kështu me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 71:28, SPONO Eagles kaloi në raundin e dytë.

Shqiponja është kampion i Kosovës ndërsa në Kupën e EHF-së është paraqitur për herë të parë. Në tri vitet e kaluara kishte garuar në Kupën Sfiduese dhe dy herë kishte eliminuar nga një kundërshtar. SPONO Eagles në Evropë garon shumë më parë.

Edhe të dielen më efikasja ishte Shpresa Fazlija, që realizoi katër gola. Shkurta Mehmeti i shënoi tri gola. “U munduam të japim maksimumin, por kaq ishte kapaciteti ynë. Dallimi ishte i madh në çdo aspekt”, ka thënë Shpresa Fazlija.

Shqiponja – SPONO Eagles 14:36 (5:18)

Shqiponja: Fazlija 4, Mehmeti 3, Dobruna 2, Goci 2, Berisha 1, Malaj 1, Paci 1, Basha, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Gashi, Goqi, Juniku, Nivkoazi, Nuza, Rudaku.