Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U-18 mbledhet më 29 korrik

Aktivitetet e ngjeshura të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Do të jetë kombëtarja U-18 e hendbollistëve që do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Austri prej 10 deri më 19 gusht. Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë garë të fortë dhe me nivel, lojtarët deri 18-vjet do të kenë grumbullim seleksionues të përbashkët. Ai do të mbahet në Gjakovë dhe nis më 29 korrik. Kryetrajneri i kësaj grupmoshe Fadil Kqiku dhe trajnerët Blerim Beqiri e Nexhdet Dobroshi, kanë ftuar 18 lojtarë në grumbullim për evropian, pas testimeve që u mbajtën në Gjakovë.

Kosova është në grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Sllovakia, Austria, Holanda, Letonia e Bullgaria. Më 10 gusht, në ndeshjen e parë, Kosova luan ndaj Holandës në Tulln të Austrisë. Më 11 gusht kombëtarja jonë luan ndaj Sllovakisë e më pas përballet me Letoninë (13 gusht), Austrinë (14 gusht) e Bullgarinë (16 gusht).

Pas testimeve të bëra, shtabi teknik ka ftuar në kombëtare këta lojtarë: Gëzim Thaqi (Besa FamGas), Parim Hajdini (Kastrioti), Milot Delija (Besa FamGas), Dion Idrizi (Besa FamGas), Florian Rexha (Vëllaznimi), Ylli Muqolli (Besa FamGas), Agon Selmani (Kastrioti), Bledon Maloku (Samadrexha), Arben Berisha (Prishtina), Elion Vokshi (Besa FamGas), Adonit Isufi (Zhegra), Çlirim Rama (Vëllaznimi), Arbër Neziri (Vëllaznimi), Ermal Dukaj (Besa FamGas), Ylli Qerimi (Kastrioti), Drilon Basholli (Samadrexha), Granit Fana (Vëllaznimi), Rikard Quni (Besa FamGas).