Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të martën ka dhënë detaje të shumta për garat që do të zhvillohen në edicionin e ri në Kupën e EHF-së (EHF Cup) dhe në Kupën Sfiduese (Challenge Cup), që janë niveli i dytë dhe i tretë i garave evropiane të klubeve. Kosova në edicionin 2018\19 do të përfaqësohet me pesë skuadra, tri te meshkujt e dy të femrat, ndonëse të drejtën e kishte me tetë skuadra. Por tri skuadra nuk u paraqitën për të garuar në Evropë në edicionin e ri.
Do të jetë kampioni te meshkujt, Besa FamGas që do të garojë i pari në garat evropiane. Skuadra pejane do të luajë në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së. Ndeshjen e parë e luan më 1 apo 2 shtator, ndërsa të kthimit më 8 apo 9 shtator. Shorti tërhiqet më 17 korrik. Në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së garojnë 22 skuadra. Njëmbëdhjetë prej tyre do të jenë bartës në short dhe Besa është në këtë mes. Pra kundërshtarë të mundshëm të Besa FamGas janë: Kaerjeng (Luksemburg), Dragunas Klaipeda (Lituani), Batumi (Gjeorgji), Glasgow (Britani e Madhe), Alingsas (Suedi), Varazhdin (Kroaci), Bern (Zvicër), Koper (Slloveni), Potaissa Turda (Rumani), Hafnarfjordur (Islandë), West Wien(Austri).
Gjithsej 59 skuadra garojnë në edicionin 2018\19 të Kupës së EHF-së (meshkujt).
Më 17 korrik hedhet shorti edhe për rrethin e dytë të Kupës së EHF-së për meshkuj, ku garojnë gjithsej 32 skuadra, duke përfshirë edhe 11 skuadrat që kualifikohen nga rrethi i parë.
Në Kupën e EHF-së për femra gjithsej garojnë 54 ekipe, duke përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Shqiponjën e Gjakovës. Shqiponja ndeshjen e parë e luan më 8\9 shtator, ndërsa të kthimit një javë më vonë. Edhe Shqiponja më 17 korrik mëson kundërshtarin, ndërsa për raundin e parë është në mesin e skuadrave jobartëse në short. 14 skuadrat e mundshme kundërshtare te Shqiponjës janë:Viborg (Danimarkë), Zvezda Zvenigorod (Rusi), Metzingen (Gjermani), Europe-Vac (Hungari), Issy Paris (Francë), Fredrikstad (Norvegji), Slavia Praha (Çeki), Kastamonu Belediyesi (Turqi), Metraco Zalgebie Lubin (Poloni), Hoors HK (Suedi), Spono Eagles (Zvicër), Atletico Guardes (Spanjë), BNTU-BelAZ Minsk (Bjellorusi), OTO Workforce (Holandë).
Në Kupën Sfiduese te meshkujt garojnë Prishtina dhe Kastrioti i Ferizajt. Garat nisin prej raundit të dytë, që zhvillohet në tetor. Edhe në Kupën Sfiduese (Challenge), shorti tërhiqet pas një jave, më 17 korrik.Në raundin e dytë garojnë 32 skuadra. Prishtina është në mesin e skuadrave bartëse, ndërsa Kastrioti në mesin e skuadrave jobartëse. Kundërshtarë të mundshëm të Prishtinës janë: Dudelange (Luksemburg), Techniek (Holandë), Dynamo-Victor (Rusi), Estudiantes (Belgjikë), Selka Eskisehir (Turqi), Borac (Bosnjë), Holon Yuvalim (Izrael), Zaporozhye (Ukrainë), Kastrioti, Colos Ciobruciu (Moldavi), London (Britani e Madhe), Granitas-Karys (Lituani), Pas Aeeropos Edessas (Greqi), Tiraspol (Moldavi), Olympia (Britani e Madhe), Kauno Azuolas (Lituani).
Kundërshtari i Kastriotit do të jetë nga grupi i bartësve, ku bëjnë pjesë: Jedinstvo (Mali i Zi), Prishtina, Parnassos Strovolou (Qipro), Olimpus-85 (Moldavi), Livigston (Britani e Madhe), Tallinn (Estoni), Pressano (Itali), Sviesa Vilnius (Lituani), Telavi (Gjeorgji), Masheka Mogilev (Bjellorusi), Dicken (Finlandë), Bregenz (Austri), Baki (Azerbajxhan), Celtnieks Riga (Letoni), Diomidis Argous (Greqi), Arendal (Norvegji).
Në Kupën Sfiduese (Challenge) te femrat, gara nis prej raundit të tretë.Ndeshjet luhen në nëntor, shorti hidhet javën tjetër. KHF Istogu është në mesin e 15 skuadrave bartëse të raundit të tretë kurse kundërshtar të mundshëm të këtij klubi janë: Krivaja Zavidovici (Bosnje), HIFK (Finlandë), Vise (Belgjikë), Cassano Magnago (Itali), Gomel (Bjellorusi), Latsia Nicosia (Qipro), La Salle (Maltë), Rincon Malaga (Spanjë), Bjelovar (Kroaci), Ankara Yenimahalle (Turqi), Quintus (Holandë), Boden (Slloveni), Kumanova (Maqedoni), Sir 1 Maio/Ada CJB (Portugali), Maccabi Srugo Rishon Lezion (Izrael).