Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti – Prishtina, hap stinorin te hendbollistet

Ngjarje nga superliga e femrave

Krahas ndeshjes evropiane në mes të Vushtrrisë e Istogut, këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e para të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Që në ndeshjen e parë në mes të Kastriotit dhe Prishtinës, pritet lojë interesante.

Dy skuadrat tradicionale takohen të shtunën nga ora 18:00 në Ferizaj.

Tri ndeshje tjera janë të dielën: Samadrexha – Vjosa (14:30), Ferizaj – Shqiponja (16:00), KEK-u – Jusuf Gërvalla (18:00).

Ndeshjet Drita – Istogu e Vushtrria – Vëllaznimi luhen më vonë.

Kampion aktual është Ferizaj, që kishte bërë befasi të madhe duke fituar titullin që në edicionin e parë në Superligë.