Të dielën janë në program dy ndeshje të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në termin të njëjtë, prej orës 18:00, janë ndeshjet Trepça – Llapi e Vëllaznimi – Drenica. Shpresohet në ndeshje të mira e hendboll të bukur. Tri ndeshje të xhiros së pestë tashmë janë luajtur. Trepça është e pesta në tabelë me 5 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të katërt. Vëllaznimi renditet i teti me 2 pikë kurse Llapi është i nënti (parafundit) dhe në pritje të pikës së parë. Në fundjavë luhet edhe java e tretë në Ligën e Parë të hendbollistëve. Të shtunën janë ndeshjet: Drita – Rahoveci (19:00) e Samadrexha – Vjosa (19:00). Kurse të dielën na presin këto ndeshje: Deçani – Lepenci (13:00), Ulpiana – Dukagjini (14:00) dhe Istogu – KEK-u (14:30).