Fundjavën e kaluar dy çifte gjyqtarësh të EHF-së nga Kosova, kanë qenë të angazhuar në kupa evropiane.Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje në Ystad të Suedisë. Janë përballur Ystadsi dhe Sviesa Vilnius (Lituani), në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në konkurrencë të meshkujve.Besfort Jahja e Sherif Xhema në Bodrum të Turqisë e drejtuan ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane (femrat) në mes të dy skuadrave turke, Yalikavaksports e Izmir. Delegime tjera priten për javët e ardhshme.