Kastrioti me fitore të thellë në Drenas

Tre hendbollistë kanë shënuar nga shtatë gola për Kastriotin që arriti fitore bindëse të mërkurën mbrëma në Drenas. Kastrioti i Ferizajt e mposhti Drenicën me rezultat 41:22, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet e kësaj xhiroje janë luajtur fundjavën e kaluar.

F. Mustafa, E. Tafarshiku e H. Salihu shënuan nga 7 gola për Kastriotin, kurse 6 i shënoi A. Rudari. Te Drenica më efikasi ishte B. Dudovci me 5 gola. 4 i shënoi E. Hamza.

Kastrioti është i katërti me 18 pikë kurse Drenica e gjashta me 14 pikë.

Drenica – Kastrioti 22:41 (11:23)

Drenica: Dubovci 5, Hasani 2, Zekaj 3, Sahiti 3, Hamza 5, Baliu 2, Binaku 3, Geci, Muqolli

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 7, Bega 1, A. Dugolli 5, Selmani 2, Bislimi 4, Rudari 6, Mustafa 7, Brahimi 2, Salihu 7 See less

Lajme tjera