Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ambasadori i Kosovës në Austri viziton ekipin kombëtar


Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka vizituar sot hendbollistet e Kombëtares së Kosovës në Voesendorf. Ambasadori Pllana u ka dëshiruar sukses hendbollisteve në dy ndeshjet kualifikuese për Botëror, ndaj Austrisë dhe Italisë. Ai ka thënë se lojtaret janë përfaqësuese të shtetit dhe se duhet të japin më të mirën për prezantimin e Kosovës.
Në emër të FHK-së, sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci ka falënderuar ambasadorin Pllana për vizitën, duke e njoftuar për përgatitjet e bëra dhe sukseset e fundit të FHK-së. Për atmosferën në Kombëtare ka folur edhe Shqipe Bajçinca-Brestovci, anëtare e Bordit të FHK-së dhe udhëheqëse e delegacionit në Austri.