Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas bën hapin e parë drejt finales

Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:11.

Arnbios Mushkolaj ishte më efikasi te pejanët me 10 gola. Yll Muqolli i realizoi 6 gola. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 6 gola.

Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë, ndërsa Besa nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në finale.

Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet në edicionin e rregullt dhe është kampione në fuqi.