Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Cabanas: Është shpërblyer puna e 10 muajve

Javier Cabanas është trajneri që ka udhëhequr Besa Famgasin drejt titullit të ri. Legjenda spanjolle e hendbollit është shprehur i lumtur për suksesin në Kosovë.
“Jam i lumtur. Puna e dhjetë muajve u shpërblye sot. Jemi kampionë, fitues të Superligës. Mendoj se me plot meritë fituam titullin, i kemi fituar të gjitha ndeshjet në kampionatin e rregullt dhe në plejof. Jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë Cabanas, që vjet fitoi titullin e Kupën me ekipin pejan.