Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton Kupën e Kosovës

Istogu është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të shtunën në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 31:23.

Ndeshja finale është luajtur në palestrën e qytetit në Istog. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa përfundoi me epërsi të vendaseve (14:11). Ndërkohë në pjesën e dytë kanë dominuar hendbollistet e skuadrës istogase që kanë rritur vazhdimisht epërsinë. Në fund rezultati ishte 31:23 në të mirë të Istogut.

Istogu në gjysmëfinale kishte kaluar Vushtrrinë, ndërsa Prishtina ishte më e mirë se Ferizaj.

Kapitenia Albina Rugova është shpallur lojtarja më e mirë te Istogu. Te Prishtina më e mira u shpall Aida Stagova.
Rugova e Esma Muratoviq udhëhoqën Istogun me nga 7 gola. Te Prishtina më efikasja ishte Melike Ipçi me 6 gola. Nga 5 i shënuan Ivana Bojoviq e Stagova.

Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova ia dorëzoi nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.

Istogu – Prishtina 31:23 (14:11)

Istogu: Shatri 1, Venetski, Milatoviq 4, Hetemi 4, Ujkiq 4, Ahmetxhekaj, Shehdadi, Tafilaj 1, Rexhaj, Muratoviq 7, Blakaj, Rugova 7, Berisha 1, Halitaj 1, Ferataj 1, D. Rugova

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bojoviq 5, Ipçi 6, Maloku, Mehmeti, Behluli, Kongjeli, Stagova 5, Shala, Kaba, Prapashtica 2, Preniqi, Keita 3, Nivokazi 2