Gjuka: Peja, qendër e hendbollit

Egzon Gjuka ka dhënë kontribut te Besa Famgas që të shtunën e fitoi edhe Kupën e Kosovës. Besa Famgas më herët ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kështu po vazhdon dominimin.“E përmbyllëm edhe një edicion të suksesshëm në Kosovë, ku pas titullit arritëm që të kurorëzohemi edhe me Kupën e Kosovës. Besoj se puna […]

Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton Kupën e Kosovës

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane të shtunën mbrëma në Istog e ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Besa Famgas në finale e mposhti Prishtinën me rezultatin 38:29.Finalja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa Besa ka shfaqur më shumë. Prishtina është mbajtur në lojë, por pejanët gradualisht janë […]

Rugova: Ky trofe na motivon për më shumë sukses në Evropë

Kapitenia Albina Rugova ka udhëhequr Istogun drejt triumfit në garën për Kupë të Kosovës. Rugova u shpall lojtare e ndeshjes finale, ndërsa thotë se vlera e këtij trofeu është e madhe.“Kemi qenë pa konkurrencë gjatë gjithë edicionit dhe e kemi merituar titullin. Por kemi lënë prapa vetes atë gjë dhe është me rëndësi që kemi […]

Ahmetxhekaj: Kjo është fytyra e vërtetë e Istogut

Blerta Ahmetxhekaj me pritjet e saj e ka ndihmuar Istogun që ta fitoj Kupën e Kosovës.“Kemi qenë skuadër pa konkurrencë gjatë tërë kampionatit. Këtë arritëm ta dëshmojmë në këto dy ndeshje për Kupë. Dje dhe sot kemi luajtur ashtu siç vërtetë jemi – skuadër me kualitet dhe lojë kolektive. Shpresojmë që vitin tjetër të fitojmë […]

Muratoviq: Dëshmuam se jemi ekipi më i mirë

Esma Muratoviq është shpallur lojtarja më e mirë e Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës. Muratoviq dha kontribut të madh që KHF Istogu ta fitoj Kupën.”Kemi treguar se Istogu është pa konkurrencë klubi ma i mirë në Kosovë. Të gjithë e dinë se kemi merituar shumë më tepër, por shumë na kanë ngadalësuar. Shumë […]

Istogu fiton Kupën e Kosovës

Istogu është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të shtunën në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 31:23. Ndeshja finale është luajtur në palestrën e qytetit në Istog. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa përfundoi me epërsi të vendaseve (14:11). Ndërkohë në pjesën e dytë kanë dominuar hendbollistet e […]

Besa Famgas apo Prishtina?

Me finalen e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve, i mbyllim garat e seniorëve për këtë edicion garues.Besa Famgas synon që pas titullit ta fitoj edhe Kupën e Kosovës. Prishtina ka ambicie po ashtu për ta përfunduar edicionin me trofe.Shpresojmë të gjithë për një ndeshje të fortë e interesante.Palestra e qytetit në […]

Istogu apo Prishtina?

Nga ora 17:00 na pret finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të femrave.Të dy skuadrat janë të përkushtuara për të fituar trofeun e çmuar. Shpresojmë në lojë cilësore dhe interesante.Fat për të dy skuadrat.