Gjuka: Peja, qendër e hendbollit


Egzon Gjuka ka dhënë kontribut te Besa Famgas që të shtunën e fitoi edhe Kupën e Kosovës. Besa Famgas më herët ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kështu po vazhdon dominimin.
“E përmbyllëm edhe një edicion të suksesshëm në Kosovë, ku pas titullit arritëm që të kurorëzohemi edhe me Kupën e Kosovës. Besoj se puna që kemi bërë si ekip gjatë gjithë këtyre viteve tregon se jemi klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në Kosovë. Po e bëjmë qendër të hendbollit në Kosovë qytetin e Pejës”, ka thënë Gjuka pas triumfit në finale.
“Ndeshja sonte ishte pak më e vështirë se sa e kemi menduar. Por arritëm që ngadalë të rrisim epërsinë dhe në fund të kompletojmë synimet tona. Një kompliment për Istogun për realizimin perfekt të fazës Final4”, ka theksuar hendbollisti pejan.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …