Esma Muratoviq është shpallur lojtarja më e mirë e Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës. Muratoviq dha kontribut të madh që KHF Istogu ta fitoj Kupën.”Kemi treguar se Istogu është pa konkurrencë klubi ma i mirë në Kosovë.
Të gjithë e dinë se kemi merituar shumë më tepër, por shumë na kanë ngadalësuar. Shumë faktorë kanë ndikuar që mos ta fitojmë ligën, por ne jemi ekip që di vetëm të fitojë. Këtë do ta dëshmojmë edhe edicionin e ardhshëm. Jam krenare me të gjitha vajzat dhe gjithë ekipin”, ka thënë Muratoviq. “Çmimi për lojtaren më të mirë i takon gjithë ekipit, pa bashkëlojtare nuk do të ishte e mundur. Faleminderit klubit, Istogut dhe gjithë njerëzve këtu”.