Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton derbin e shtyrë me Vushtrrinë

Prishtina e Vushtrria e kanë luajtur të martën ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të sfidave ndërkombëtare që i kishin dy skuadrat.
Prishtina fitoi me rezultat 31:25 ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10 për prishtinaset.

Aida Stagova udhëhoqi Prishtinën me 8 gola. 6 i kishte Simone Keita, ndërsa 5 i realizoi Alma Nivokazi.
Vushtrrisë nuk i mjaftuan 9 golat e Burneta Ramës. 6 gola i shënoi Lorena Matarova.

Prishtina ka 5 ndeshje të luajtura dhe renditet në vendin e katërt me tetë pikë. Numër të njëjtë pikësh e ndeshjes ka Vushtrria, që renditet e treta.