Trepça befason Prishtinën në kryeqytet

Lojtari po e pason topin te bashkëlojtari i tij ndërsa kundërshtarët po presin momentin e duhur për të ndërhyrë.

Trepça ka shënuar fitore shumë të madhe të shtunën në kryeqytet. Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19.

Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që ka bërë hap të madh drejt finales. Ndeshja e kthimit luhet në mesjavë në Mitrovicë, pa shikues, ashtu si ndeshja e parë.

Trepça ishte vazhdimisht në epërsi. “Xehetarët” ishin më të angazhuar në mbrojtje, ndërsa në sulm të pandalshëm ishin S. Maxhera e F. Klinaku që realizuan nga nëntë gola. Por me angazhim janë shquar të gjithë. Te Prishtina më efikasët ishin O. Beshiri e A. Bajqinovci me nga 4 gola.

Prishtina -Trepça 23:31 (12:15)

Prishtina: Terziqi 1, Beshiri 9, Sula 3, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 2, E. Ademi, Bajqinovci 4, Gjuka, M. Ademi 1, Agushi, Beqiraj, D. Ramadani, Kuleta, Qela, Sherifi.

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Maxhera 9, Smaka, Klinaku 9, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 2, Cimili 3, Fejzullahu, A. Shabani 1, Kelmendi 2, Abrashi.

Lajme tjera