Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 26 janar shpallen më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) e vazhdon traditën e shpalljes së atyre që janë dalluar gjatë vitit paraprak. Ndonëse të sfiduar fuqishëm nga pandemia, sukseset e hendbollit kosovar gjatë vitit 2021 nuk kanë munguar.
Dhe ata që janë dalluar gjatë vitit të kaluar, do të nderohen e falënderohen në ceremoninë që do të mbahet më 26 janar.
Bordi i FHK-së ka vendosur që ceremonia “Laureatët e Vitit 2021” të mbahet në Hotel International Prishtina, më 26 janar nga ora 16:00.