Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tjetër ndeshje dramatike, Kastrioti barazon me Vëllaznimin

Një tjetër ndeshje dramatike është luajtur në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën në Ferizaj u përballën Kastrioti e Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa ndeshja nuk dha fitues. 29:29 ishte rezultati në fund.
Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin gjakovarët. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:15 në të mirë të Vëllaznimit. Në pjesën e dytë loja ishte dramatike. Epërsia ishte herë në njërën anë e herë në anën tjetër. Vëllaznimi kishte epërsi 28:27 e më pas Kastrioti kishte epërsi prej 29:28. Në fund Vëllaznimi shënoi për 29:29 dhe për një pikë.
Braziliani Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 7 gola. 6 i realizoi Samid Mekiq. Florjan Rexha me 8 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. 6 i shënoi Arbër Neziri.
Kastrioti është i pesti me 15 pikë. Vëllaznimi mban vendin e gjashtë me 13 pikë.