Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Vushtrria – Ulpiana është ndeshja që e hap xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sonte) nga ora 19:30.
Vushtrria pritet ta bëj edhe një hap drejt kthimit në Superligë. Aktualisht vushtrriasit udhëheqin në tabelë me 18 pikë. I kanë fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Ulpiana është e katërta me 10 pikë nga tetë ndeshje.
Të shtunën është ndeshja në mes të Lepencit dhe Prizrenit. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 14:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Drita – KEK-u (17:00) dhe Istogu – Vjosa (14:00) janë ndeshjet e së dielës në Ligën e Parë.

Lajme tjera