Skuadrat e kreut para fitoreve të reja

Të shtunën e të dielen luhen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat e kreut të tabelës llogarisin në pikë të reja.
Lideri, Istogu, është mysafir i Ulpianës, të shtunën nga ora 12:30.
Ndërkohë Prishtina e pret Vjosën dhe po ashtu nuk pritet të ketë telashe për fitore. Ndeshja Prishtina – Vjosa luhet nga ora 16:00, të shtun shtunën.
Ndeshjet tjera të së shtunës janë: Jusuf Gërvalla – Shqiponja (16:00) dhe Kastrioti – Samadrexha (18:00).
Të dielën janë edhe dy ndeshje tjera të javës së 15-të. Nga ora 13:30 takohen Drita e Vushtrria, ndërsa prej orës 17:00, Ferizaj e pret Vëllaznimin.
Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të hendbollisteve. Ndeshjet e xhiros së tetë në Ligën e Parë janë: Prizreni – Deçani, KEK-u – Trepça dhe CLICK – Dukagjini.

Lajme tjera