Xhiroja e 20-të e Superligës A të Kosovës në hendboll ofron tri ndeshje që pritet të jenë të forta e interesante. Xhiroja hapet në palestrën “Karagaçi” në Pejë ku takohen Besa Famgas e Prishtina. Pra takohen i pari dhe i dyti në tabelë. Besa udhëheq me 38 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 33.
Besa Famgas ka fituar përballjet e këtij edicioni me Prishtinën, por shpresohet në një ndeshje të fortë dhe me rivalitet.
Ndeshja Besa Famgas – Prishtina është të shtunën nga ora 18:00. Nga ora 19:00, të shtunën, është takimi Kastrioti – Trepça. Trepça është e treta, ndërsa Kastrioti i pesti. Por ferizajasit janë mobilizuar për stinorin pranveror dhe synojnë vend në plejof. Kastrioti ka dhënë sinjale me Prishtinën në ndeshjen e kaluar dhe ferizajasit paraqitje edhe më të mirë presin ndaj mitrovicasve. Ndërkohë Trepça udhëton në Ferizaj me synim për fitore.
Xhiroja e 20-të mbyllet me takimin Vëllaznimi – Rahoveci. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 18:00 dhe po ashtu pritet të jetë interesante dhe me rivalitet.
Këtë fundjavë fillon gara edhe në Superligën B. Luhet ndeshja Llapi – Drenica, të shtunën nga ora 19:00.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve, ndeshjet e javës së 13-të luhen të dielën: Ulpiana – Prizreni, Lepenci – Samadrexha, Drita – Istogu.