Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vëmendja do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i xhiros.

Nga ora 17:00, kampionia në fuqi, Vushtrria, e pret Prishtinën. Të dy skuadrat i kanë nga 26 pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre në tabelë. Pra ndeshja vendos për vendin e dytë të cilin aktualisht e mbajnë vushtrriaset.

Lideri i klasifikimit, Istogu, e pret skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.
Shqiponja – Kastrioti (14:00), , Vjosa – Ferizaj (18:30), Vëllaznimi – Ulpiana (17:30), kurse të dielë Samadrexha – Drita (13:00) zhvillohet në Gjilan janë ndeshjet tjera të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e nëntë. Trepça – CLICK, Dukagjini – Prizreni, Deçani – Llapusha janë ndeshjet e kësaj jave.

Lajme tjera