Kampionia aktuale, Vushtrria, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në ndeshjen çerekfinale të luajtur të enjten në Vushtrri, skuadra vendase ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 42:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 26:12 për Vushtrrinë.
Luljeta Sopjani e Lorena Matarova ishin më efikaset te Vushtrria me nga 7 gola. Argoneta Goqi dhe Diellza Nuza shënuan nga 5 gola për Shqiponjën e Gjakovës.