Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vëmendja në Mitrovicë

Në mesjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Vëmendja do të jetë në Mitrovicë ku takohen Trepça dhe Prishtina. Kjo ndeshje luhet të mërkurën nga ora 20:00. Dy skuadrat me traditë kanë luajtur ndeshje të forta këtë edicion dhe njëjtë pritet të jetë edhe të mërkurën mbrëma.
Prishtina është e dyta në tabelë me 41 pikë. Trepça renditet e treta me 31 pikë.
Besa Famgas llogaritet favorite e madhe ndaj Rahovecit. Këto dy skuadra takohen po të mërkurën nga ora 20:00, në Rahovec.
Ndërsa ndeshja Kastrioti – Vëllaznimi është të enjten nga ora 19:30. Luhet në Ferizaj.
Të enjten është edhe ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve në mes të Kastriotit dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj nga ora 17:00.