Të shtunën ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll. Deçani ka shënuar tjetër fitore bindëse. E ka mposhtur Drenicën me rezultat 48:15.
Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga 8 gola për Deçanin. Bleart Zariqi shënoi 5 gola për Drenicën.
Deçani e përmbyllë kampionatin në vendin e parë të Superligës B me 26 pikë. Llapi është i dyti, ndërsa Drenica e treta me 6 pikë. Drenica luan ndeshje të plejautit me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm. Nga Superliga është larguar Zhegra, vendin e së cilës e zë Vushtrria.
Deçani megjithatë nuk e përfundon garimin për këtë edicion. Muajin e ardhshëm luan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.