Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogun bën hapin e parë drejt finales së madhe

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës. Të mërkurën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase e mposhti Vushtrrinë me rezultat 32:22. Istogut tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit.

Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Vushtrri.
Istogu herët nisi shkëputjen në rezultat, ndërsa pas 30 minutave epërsia e vendaseve ishte shtatë gola, 16:9. Epërsinë bindëse Istogu e mbajti edhe në pjesën e dytë.

Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun, ndërsa Dayane Rocha shënoi 8 gola. Anja Bojaniq shtoi 6 gola.
Te Vushtrria, që është kampione aktuale, më efikasja ishte Burneta Rama me 7 gola. Nga 3 i shënuan Kosovare Avdiu, Luljeta Sopjani e Gentiana Basholli.

Ndeshja është luajtur në praninë e afro 1500 shikuesve.