Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri – Krasniqi drejtuan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar ndeshje me rëndësi të shtunën mbrëma. Beqiri e Krasniqi ishin të angazhuar në Norvegji, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Kupës Evropiane për hendbollistë.

U takuan skuadrat norvegjeze, Drammen HK dhe Naerbo IL. Fitore me rezultat 30:27 shënoi skuadra vendase.

Gjyqtarët kosovarë tashmë janë të rregullt në ndeshje të kupave evropiane.