Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshje të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Në Naestved të Danimarkës, u luajt ndeshja Danimarkë – Ishujt Faroe. Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës, 26:15.
Danimarka ka mbyllur kualifikimet në vendin e parë në grup me 12 pikë dhe është kualifikuar në Evropian. Ishujt Faroe janë në vend të fundit pa pikë.
Ndeshjen që e drejtuan Bytyqi e Kasapi e përcollën 2500 shikues.