Ndeshje evropiane në fundjavë kanë drejtuar edhe gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Të dielën mbrëma ata ishin në Poreç, ku hendbollistet e Kroacisë luajtën me Çekinë.
Kroacia fitoi 33:30, ndonëse pas pjesës së parë pësonte me 14:13.
Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kualifikimin në Evropianin që këtë vit mbahet në Slloveni, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Xhema e Jahja ka kohë që drejtojnë ndeshje të rëndësishme evropiane.