Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ronesa Ymeri në seminarin e rëndësishëm të EHF-së

Në foto shihet Ronesa Ymeri administratore e FHK-së për marrëdhënie ndërkombëtare.

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon t’i kushtoj rëndësi të madhe trajnimit dhe shkollimit të mëtejmë të stafit të saj.

Në kuadër të këtij synimi, zyrtarja e FHK-së, Ronesa Ymeri, ishte pjesëmarrëse e seminarit (Workshop) të rëndësishëm të Federatës Evropiane të Hendbollit. Seminari është mbajtur të martën e të mërkurën në Vjenë të Austrisë, ndërsa temë e tij ishte avancimi i hendbollit të femrave.

Në seminar kanë ligjëruar plot 17 ekspertë të EHF-së nga vende të ndryshme. Janë prezantuar praktika të suksesshme për avancimin e hendbollit të femrave, që është një tjetër top-prioritet i Federatës tonë.

“Kemi marrë informata të rëndësishme që do të na ndihmojnë në punën e mëtejme në FHK. Janë diskutuar tema të rëndësishme edhe për hendbollin tonë”, ka thënë Ronesa Ymeri, që është administratore e FHK-së për marëdhënie ndërkombëtare.