Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bajçinca-Brestovci e Arifi në Konventën e gjyqtarëve evropianë

Drejtuesit e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po marrin pjesë në Konventën e drejtuesve të shoqatave nacionale të gjyqtarëve që po mbahet në Vjenë të Austrisë. Pjesë e Konventës të EHF-së janë Shqipe Bajçinca-Brestovci, kryetare e SHGJHK-së dhe Muhamet Arifi, sekretar i SHGJHK-së.

Bajçinca-Brestovci dhe Arifi e kishin agjendën shumë të ngjeshur të premten e të shtunën. Konventa është ndarë në pesë sesione, ku është diskutuar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me referimin. Këtë aktivitet të rëndësishëm, Bajçinca-Brestovci dhe Arifi e kanë shfrytëzuar edhe për takime të shumta me homologë nga vende të ndryshme evropiane.

Të kujtojmë që Kosova prezantohet shumë mirë në aktivitetet evropiane me gjyqtarë e delegatë. Në edicionin aktual gjyqtarëve kosovarë të hendbollit u janë besuar shumë ndeshje të kupave evropiane, por edhe ndeshje kualifikuese të Kombëtareve.