Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka përfunduar fazën përgatitore në Gjakovë. Faza përgatitore është vlerësuar e suksesshme, ndërsa 20-vjeçarët sonte udhëtojnë për në Bullgari, ku do të paraqiten në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Kryetrajneri Taib Kabashi është i kënaqur me punën e bërë gjatë përgatitjeve në Gjakovë. Kabashi ka përsëritur se grupi është i fortë, ndërsa ka premtuar maksimumin e lojtarëve.
Ndeshja e parë e Kosovës U20 në Varna është të shtunën nga ora 19:00. Kosova luan me Rumaninë. Të dielën është ndeshja me Maqedoninë e Veriut, ndërsa të hënën me Ukrainën. Të mërkurën e ardhshme, Kombëtarja jonë luan me Zvicrën, ndërsa më pas i ka edhe ndeshjet për plasman përfundimtar. Në grupin tjetër janë Izraeli, Lituania, Greqia, Luksemburgu e Britania e Madhe.