Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë. Djemtë tanë u takuan me Rumaninë, ndërsa kanë humbur me rezultat 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9. Kombëtarja jonë, sidomos në periudha të caktuara në pjesën e dytë, ka shfaqur lojë të mirë që jep shpresë për më shumë në ndeshjet e ardhshme.
Ndeshjen e dytë Kosova U20 e luan të dielën nga ora 18.00 me Maqedoninë e Veriut.